Liga e Europës/ Përcaktohen dy çiftet gjysmëfinaliste, ja kur luhen ndeshjet e skuadrave të mbetura në garë
19 Prill 2024, 08:45 / SPORT

Liga e Europës ka njohur sot emrat e katër skuadrave gjysmëfinaliste të cilat do të vazhdojnë rrugëtimin në kërkim të fitores së trofeut. Roma, Bajer Leverkusen, Olimpik Marseja dhe Atalanta janë skuadrat të cilat kanë mbetur në garë, që pritet të jetë shumë interesante.
Sipas shortit të hedhur që muajin e kaluar, është që tani e qartë se si janë të ndara çiftet gjysmëfinaliste të turneut dhe radha e ndeshjeve që luhen me 2 dhe 9 maj.
Në gjysmëfinalen e parë, Olimpik Marseja përballet me Atalantën, teksa skuadra franceze do të jetë pritëse e duelit të parë në fushën e vet.
Në gjysmëfinalen tjetër, Roma do të jetë pritësja e ndeshjes së parë që luan kundër Bajer Leverkusenit.
NDESHJET
02-09.05.2024
Olimpik Marsejë-Atalanta
Roma-Bajer Leverkusen
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

