Lojërat Olimpike/ Një hap larg medaljes! Valiev i Shqipërisë mposht bjellorusin në çerekfinale

10 Gusht 2024, 12:17 / SPORT ALFA PRESS

Lojërat Olimpike/ Një hap larg medaljes! Valiev i Shqipërisë

Mundësi, Chermen Valiev, që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, ka mposhtur bjellorusin Mahamedkhabib Kadzimahamedau, në fazën çerekfinale.

Sfida e vlefshme për kategorinë deri në 74kg, përfundoi 12-2 për Valiev. Në këtë mënyrë, mundësi i natyralizuar si shqiptar, kalon në fazën tjetër teksa ka tashmë shansin për të fituar medaljen e bronztë, në duelin e sotëm që do të zhvillojë në orën 18:00.

Në këtë orë, mundësi kuqezi do të përballet me atë nga Taxhikistani, Viktor Rasadin. Në rast triumfi, atëherë Shqipëria do të fitonte medaljen e parë në Olimpiadë, atë të bronztë.

 

Po ndodh...

ide