Manaj barazon Taren dhe Kushtën, shkruan emrin në listën e bomberave të historisë së Shqipërisë!
24 Mars 2025, 21:52 / SPORT

Rei Manaj ishte protagonist absolut i pjesës së parë të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Andorrës.
Bomberi kuqezi shënoi dy herë në portën e miqve, duke i dhënë Shqipërisë një avantazh të rëndësishëm për këtë duel.
Kësisoj, ai shkroi emrin në historinë e Kombëtares, pasi arriti numrin e 10 golave të shënuar me fanellën kuqezi, në atë që ishte ndeshja e tij e 40-të.
Manaj i është bashkuar në listë dy emrave shumë të njohur si Igli Tare dhe Sokol Kushta të cilët kanë shënuar po numrin 10 të golave me Kombëtaren.
Objektivi i radhës është një tjetër dyshe shumë e njohur, ajo Rraklli-Salihi, të cilët ndalën karrierën e tyre kuqezi në kuotën e 11 golave.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Nga Kreshnik Spahiu
Zinxhirët që i vëmë vetë!
Nga Arian Galdini
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



