
Manchester United piketon “yllin” e Chelsea

Jo shumë të kënaqur me performancat në repartin e sulmit, bordi i Manchester United janë në kërkim të një “trekuartisti”, i cili duhet të jetë i aftë në “lëshimin” e pasimeve kyçe që mund të sjellin gola të shumtë për skuadrën e Ten Hag.
Sipas raportimeve të mediave britanike, në “radarët” e “djajve” ka rënë ylli i rivalëve të Chelsea, Mason Mount, me 24-vjeçarin, që ka një kontratë e cila i skadon në verën e vitit të ardhshëm dhe deri më tani ka refuzuar të gjitha përpjekjet e “bluve” për t’i rinovuar kontratën.
“Djajtë” e United janë të gatshëm të ofrojnë plot 60 milionë euro për “fantazistin” anglez, mirëpo nënshkrimi me Mount nuk do të jetë aq i lehtë, teksa në garë për mesfushorin e avancuar janë gjithashtu “të kuqtë” e Liverpool e “topçinjtë” e Arsenal.
ide

26 maji 1996-maskarada që nuk duhet harruar kurrësesi

Të vërtetat që vulosi 14 maji për demokratët

Boll me “masakrën elektorale”!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128