Manchester United zyrtarizon sulmuesin brazilian
1 Qershor 2025, 18:18 / SPORT

Manchester United ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin e Matheus Cunhas. Sulmuesi brazilian ka firmosur një kontratë 5-vjeçare që do ta mbajë në “Old Trafford” deri në vitin 2030.
Cunha i ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe tashmë klubi ka publikuar njoftimin për transferimin e tij. “Manchester United ka arritur marrëveshje me Wolverhampton Wanderers për transferimin e Matheus Cunhas,” thuhet në deklaratën zyrtare. Klubi anglez ka paguar klauzolën e lirimit të lojtarit, që kap vlerën e 73 milionë eurove.
Transferimi është ende në pritje të përfundimit të procedurave për vizën dhe regjistrimin zyrtar. Cunha pritet t’i bashkohet ekipit në stërvitje sapo të zyrtarizohet gjithçka në mënyrë administrative.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
Nga Bato Kosova
ide
Marrëdhëniet mëse normale dhe aspak revolucionare midis PD dhe PS
Nga Ervis Iljazaj
Pse ata u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




