Man.United-Fulham, Broja 35 minuta në nxehmje dhe në fund s’u aktivizua
25 Shkurt 2024, 10:59 / SPORT

Fulham mori një tri pikësh të madh mbrëmë në Premier League pas fitores 1-2 në “Old Trafford” me Manchester United.
Në këtë duel nuk pati minuta për Armando Brojën, paçka se sulmuesi i Kombëtares qëndroi në nxehmje për më shumë se 35 minuta.
Marcos Silva preferoi nga minuta e parë Muniz, me Brojën që në të 82 minutë u ul në stol pas zëvendësimit të tretë nga miqtë.
Edhe pse në huazim nga Chelsea, Broja ende nuk po merr një fanellë titullari te Fulham, duke hasur vështirësi edhe pse ndryshoi ambient pikërisht për të përfituar hapësira.
Kjo situatë është problematike për sulmuesin, teksa në verë synon pjesëmarrjen në Europian me Shqipërinë, dhe mungesa e tij në fushën e lojës komprementon shanset për një fanellë titullari.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


