Man.United transferon dy mbrojtësit e Bayern, De Ligt dhe Mazraoui bëhen “djaj”

13 Gusht 2024, 23:18 / SPORT ALFA PRESS

Man.United transferon dy mbrojtësit e Bayern, De Ligt dhe Mazraoui

Manchester United ka zyrtarizuar sot firmën me dy futbollistët Mathijs De Ligt dhe Noussair Mazraoui, të cilët janë transferuar në klubin anglez nga radhët e Bayern Munich.

Dy lojtarët ishin kërkuar me ngulm nga trajneri Erik Ten Hag, i cili i ka drejtuar ata në vitet kur ishte në pankinën e Ajax.

De Ligt ka firmosur një kontratë pesëvjeçare që do e shohë atë të jetë pjesë e klubit deri në vitin 2029, me mundësinë për ta zgjatur akordin edhe një tjetër vit.

Ndërsa kontrata e Mazraoui zgjat deri në vitin 2028, por gjithashtu me mundësinë e rinovimit të saj për një tjetër edicion.

De Ligt u transferua për 45 milionë euro në klubin anglez, me bonuse deri në 5 milionë euro të terja që do të vijnë në bazë të arritjeve individuale dhe të Man.United në vitet në vijim.

Ndërsa për Mazrauin u paguan 15 milionë euro plus një bonus i parashikuar prej 5 milionë eurosh.

 

Po ndodh...