Mario Mitaj kualifikohet në gjysmëfinale, Al-Ittihad eleminon ekipin e Neymarit
7 Janar 2025, 22:49 / SPORT

Al-Ittihad ka prerë biletën për në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Verdhezinjtë kanë eleminuar sot Al Hilalin nga gara.
Ndeshja ishte në baraspeshë deri në minutën e 63-të, kur Benzema e dërgoi topin në rrjetë.
Megjithatë koha e rregullt do të përfundonte në barazim 1-1, teksa Al Dausari shënoi gol në minutën e 72-të.
Markos Leadro përmbysi shifrat në minutën e 101-të, por Benzema u shfaq sërish si shpëtimtari i Al Itihadit dhe në minutën e 114 fiksoi rezultatin përfundimtar në 2-2.
Zgjidhja e vetme për të përaktuar fituesin ishte gjuajtja e penalltive, nga ku lojtarët e Al Itihadit rezultuan të ishin më të saktë. Titullar në këtë sfidë ishte edhe Mario Mitaj, i cili zhvilloi 105 minuta në fushën e lojës.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


