
Mbappe, elozhe për Maignan: Kemi një portier që bën diferencën te penalltitë

Franca përmbysi Kroacinë. Pas humbjes 0-2 në ndeshjen e parë, kombëtarja e Deschamps arriti të mposhtte kundërshtarët me të njëjtin rezultat dhe më pas u kualifikua në gjysmëfinalet e Nations League falë penalltive.
Kylian Mbappé shprehu kënaqësinë e tij pas përfundimit të ndeshjes. Sulmuesi i Real Madridit foli për mikrofonat e TF1 pas sfidës:
"U zgjuam me idenë se mund të kalonim një mbrëmje fantastike", tha ‘ylli’ francez. "Ishim të bindur që mund të bënim diçka të madhe.
Nuk donim t’u jepnim hapësirë, përndryshe do të na bënin të vraponim. Po humbnim raste, por Michael shënoi një goditje dënimi spektakolare dhe Ousmane ishte shumë efikas."
Më pas, ai u ndal te gjuajtjet e penalltive, duke lavdëruar paraqitjen e portierit të Milanit, Mike Maignan: "E dimë që kemi një portier që bën diferencën në penallti, ndaj kemi një avantazh.
Ishte objektivi ynë, ishim të bindur që do të kualifikoheshim. Një ndeshje e tillë ishte e nevojshme për të rikthyer tifozët në krahun tonë.
Donim të krijonim një atmosferë sa më armiqësore për kundërshtarët, por gjithmonë brenda rregullave.
Në Kroaci u ndjemë sikur nuk ishim në shtëpi. Tani shkojmë në ‘Final Four’. Është një titull në lojë dhe do të provojmë ta fitojmë."

Edi Rama, një Caligula me smartphone në dorë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128