Mbrojtja më e mirë në Evropë, Inzaghi ka ndërtuar një “bunker”, por edhe sulmi është “zjarr”

Inter ndodhet në krye të Serie A, janë favorit kryesor për të fituar titullin, por kjo nuk erdhi rastësisht, numrat flasin qartë: Simone Inzaghi ka ndërtuar një ekip të shkëlqyer. Në 17 javë kampionat, Inter ka shënuar 41 gola, Napoli që është ekipi i dytë me sulmin më të mirë, ka shënuar 31 gola. Ekipi i Inzaghi ka ndërtuar një marrëdhënie të shkëlqyer me golin pasi prej 25 ndeshjesh radhazi në Serie A shënojnë të paktën një gol.
Lideri i fazës ofensive është Lautaro Martinez, “demi” po zhvillon sezonin e tij më të mirë në karrierë, udhëheq listën e golashënuesve me 15 gola, e ndjek Berardi me 9 gola. Jo vetëm sulmi, edhe mbrojtja po zhvillon një super sezon.
Në 17 javë kanë pësuar vetëm 7 gola, mbrojtja e dytë më e mirë është Juve me 11 gola. Jo vetëm në Serie A, por asnjë skuadër nga 5 kampionet më të rëndësishme në Evropë, nuk ka pësuar kaq pak gola sa Inter.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


