Medalje bronzi në Kampionatin Botëror të Mundjes, Abakarov nderon Shqipërinë në Beograd
18 Shtator 2023, 20:47 / SPORT

Mundësi çeçen që garon për Shqipërinë, Zelimkhan Abakarov ka fituar medalje bronzi, në kampionatin Botëror të Mundjes që po zhvillohet në Beograd.
Vlen të theksojmë se Abakarov humbi mundësinë për medalje të artë, teksa u mposht dje nga serbi Stevan Miçiç në gjysmëfinale. Gjithsesi, ai nuk ka dalë duarbosh nga kompeticioni, pasi sot bëri paraqitje të mirë dhe i dha vendit tonë një medalje bronzi. Për të arritur te ky sukses, 30-vjeçari që përfaqëson Shqipërinë mundi rusin Zaur Uguev.
Kjo nuk është hera e parë që Abakarov mban lart flamurin e Shqipërisë, pasi diçka të tillë e ka bërë edhe më parë. Për të qënë realist, Zelimkhan mbetet një nga më të mirët në botën e mundjes, me rezultatet që flasin vetë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
