Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale
15 September 2025, 20:35 / SPORT

Gjithsesi, medalja e argjendtë për vendin tonë mbetet një arritje mjaft e rëndësishme, për më tepër që bëhet fjalë për një nivel shumë të lartë.
Sa i takon rrugëtimit, Valiev bëri gjithçka mirë fillimisht ndaj mundësit nga Mongolia, Erdenabat duke marrë një sukses 12-2.
Më pas, ai eleminoi mundësin që përfaqëson Belgjikën, Ibragim Veliev.
Në çerekfinale gjërat filluan të komplikoheshin, por Valiev ia doli edhe ndaj amerikanit Devid Aron, duke e mposhtur këtë të fundit 7-5.
Rusi Sidakov ishte pengesa e gjysmëfinalës, por 27-vjeçari e mundi me shifrat 6-4.
Kujtojmë Valiev mbahet mend edhe për faktin se i siguronte Shqipërisë medalje Olimpike, për herë të parë në historinë e vendit tonë.
Po ndodh...
"Besa" e Ramës, një premtim në kohën e gabuar
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




