Çmenduri dhe 7 gola/ Manchester fiton ndaj Real Madrid, por çdo gjë mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit

26 Prill 2022, 22:53 / SPORT ALFA PRESS

Çmenduri dhe 7 gola/ Manchester fiton ndaj Real Madrid, por çdo

Emocione dhe gola pa fund në “Etihad Stadium” në gjysmëfinalen e parë të Champions League, teksa Manchester City dhe Real Madrid u mbetet edhe një ndeshje për të luftuar për një vend në finalen e Parisit.

Kevin de Bruyne hapi serinë e shtatë golave në total, duke i  dhënë “qytetarëve” epërsinë që do dyfishohej me pas nga Gabriel Jesus.

Por me Karim Benzema në fushën e lojës, do të thotë se asgjë nuk ka mbaruar për madrilenët. Francezi ngushtoi difirencën për t’i dërguar skuadrat me këtë rezultat në dhomat e zhveshjes, në atë që ishte goli i tij i 40-të për këtë sezon.

Me fillimin e pjesës së dytë Phil Foden e dëshmoi edhe njëherë që është një nga talentet më të mëdha të futbollit evropian, dhe i dha avantazhin e trefishtë skuadrës së tij. Në kundërpërgjigje të rivalit anglez, Vini Jr dëshmoi gjithashtu talentin e jashtëzakonshëm, duke ngushtuar diferencën për spanjollët.

Në minutën e 74-të Bernardo Silva shënon edhe të katërtin për të besuarit e Guardiolës, por asgjë nuk do të mbyllej këtu.

Një penallti e kthyer në gol në minutën e 82-të nga Benzema do të ngushtonte sërish diferencën, duke e lënë çdo gjë të hapur për ndeshjen e kthimit.

Në “Santiago Bernabeu” Real Madrid luan me avantazhin e fushës, por do të mbetet për t’u parë në një ndeshje pritshëm emocionuese, se çfarë surprizash do të na rezervojnë Guardiola dhe Ancelotti.

Po ndodh...

ide