Merkato larg, por Inter i ka idetë e qarta, synohet një sulmues

1 Nëntor 2023, 22:40 / SPORT ALFA PRESS

Merkato larg, por Inter i ka idetë e qarta, synohet një sulmues

Mehdi Taremi ka filluar të jetë një emër që po qarkullon për disa klube të Serisë A dhe pas marrëveshjes së dështuar me Milanin në ditët e fundit të sesionit të transferimit të verës, tashmë Interi duket se është skuadra e vetme e interesuar ende për iranianin.

Pikërisht ndarja në verë ka bërë që marrëdhëniet mes kuqezinjve dhe ndërmjetësve të lojtarin të mos jenë më të mira, me Djallin që nuk bën asnjë përpjekje të mëtejshme për futbollistin që pritet të largohet nga Porto në muajt e ardhshëm.

Ideja është që pas Thuram dhe Lautaro, nënkampionët e Europës të kenë në gjirin e tyre një lojtar të tipit “Dzeko”.

Taremi në këtë kuptim do të ishte perfekt dhe ka dhënë sinjale të rëndësishme në lidhje me dëshirën e tij për t’iu bashkuar Interit. Operacioni ka më shumë gjasa  të kryhet në verë, sesa gjatë janarit.

Në fakt, sipas asaj që shkruajnë mediat, në janar nuk priten lëvizje në sulm te Interi. Trajneri Inzaghi beson te Arnautovic dhe Sanchez, të cilët do të jenë titullar në ndeshjen e kthimit ndaj Salzburgut.

Po ndodh...

ide