Merkato shkurt/ Reali rikthen nga huazimi sulmuesin, Chelsea “pazar” në Belgjikë

19 Maj 2023, 18:10 / SPORT ALFA PRESS

Merkato shkurt/ Reali rikthen nga huazimi sulmuesin, Chelsea “pazar”

Reali i Madridit raportohet se është gati të rikthejë nga huazimi spanjollin Brahim Diaz nga Milani dhe të vazhdojë kontratën e tij me madrilenët.

Sipas medieve spanjolle, rinovimi i Diaz me Merengues është vetëm çështje kohe. Mbeten vetëm detajet përfundimtare për t’u zgjidhur mes dy palëve.

Diaz shihet si pasardhësi i Marco Asensios, i cili do të jetë lojtar i lirë në fund të muajit të ardhshëm. 23-vjeçari luan tek italianët që prej shtatorit të vitit 02020. Këtë sezon ka zhvilluar në total 42 ndeshje, ku ka shënuar edhe 6 gola me kuqezinjtë. Kontrata aktuale me “Los Blancos” skadon në verën e 2025-ës.

Chelsea është ndër klubet që ka dërguar skautët e tij për të monitoruar sulmuesin e Gentit në Begjikë, Gift Orban. Sulmuesi ka qenë në formë të jashtëzakonshme këtë sezon, duke shënuar 22 gola në 21 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Me klubin, Gorban është nën kontratë edhe për 4 vite të tjera, por në Londër drejtuesit e klubit janë gati t’i dërgojnë një ofertë klubit dhe lojtarit.

20-vjeçari me origjinë nigeriane luan në kampionatin belg nga janari i këtij viti, pasi u transferua për shifrën e 3 milion eurove nga norvegjezët e Stabaek.

Liverpool do të bëjë një revolucion këtë verë në skuadër. Të kuqtë po kërkojnë të sjellin disa mesfushorë këtë merkato dhe nga mediat bëjnë me dijë se ka interes për lojtarë si Mason Mount, Ryan Gravenberch dhe objektivi kryesor i tyre Alexis Mac Allister.

Sipas Football Transfers, klubi po mendon një lëvizje për kapitenin e Feyenoord, Orkun Kokcu. Gjithsesi, Liverpooli do të presë për të siguruar një transferim të madh përpara se të vendosë nëse do të bëjnë apo jo lëvizjen e tyre për turko-holandezin.

 

Po ndodh...