“Përballje historike”/ Mesfushori kuqezi Gjasula: Ndaj Spanjës, ndeshja më e rëndësishme e karrierës

Klaus Gjasula e konsideron Spanjën si një ndër ekipet favorite në këtë Europian, por thotë se në futboll asgjë nuk është e pamundur.
Në një prononcim për mediat, mesfushori i kuqezinjve tha se ndeshja e së hënës kundër Spanjës është më e rëndësishmja si për të, ashtu sikurse edhe për shokët e tjerë të skuadrës.
“Normalisht Spanja është për mua ekipi më i favorizuar në grup, por në futboll asgjë nuk është e pamundur. Ne do të japim maksimumin. E dimë që është e vështirë, edhe e dimë që është një ndeshje historike për ne. Besoj që për çdo lojtar në skuadrën tonë kjo është ndeshja më e rëndësishme, që do ketë dhe ka pasur besoj dhe shpresoj që të na dalë sa më mirë.
Te Spanja nuk ka linja të dyta apo lojtarë të këqinj, janë lojtarë me eksperiencë që luajnë me klube të mëdhaja. Kanë top kualitet, por edhe ne kemi kualitetet tona. Do të paraqesim gjithë forcën në fushë që të na dalë sa më mirë. Tifozët të na mbështesin si në ndeshjet e kaluara, i duam shumë. Pa tifozët do të jetë shumë e vështirë, prandaj duhet të jemi të gjithë bashkë, një ”, tha Gjasula.
-
VIDEO/ Zvicra kalon në avantazh përballë Gjermanisë
23 Qershor, 21:47
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

