“MESSI-mania”/ Biletat për të parë Inter Miami, më të shtrenjta se të Real Madridit, Barcelonës dhe Premier League...

30 Shtator 2023, 16:06 / SPORT ALFA PRESS

“MESSI-mania”/ Biletat për të parë Inter Miami,
Tifozët e Inter Miami morën një email në dy ditët e fundit, që konfirmonte një rritje të çmimit të biletave të reja sezonale të klubit për sezonin 2024. Rritja e çmimit do të thotë se klubi MLS tani është më i shtrenjtë për t'u pare, se Real Madrid, Barcelona dhe çdo klub në Premier League gjatë sezonit të tyre vendas.

Bileta standarde e sezonit të Inter Miami do të kushtojë 2.720 dollarë dhe një biletë premium sezoni do të kushtojë midis 4.420 dhe 45.900 dollarë. Bileta më e lirë e sezonit për sezonin e ardhshëm do t'u kushtojë tifozëve 867 dollarë për 17 ndeshje në shtëpi.

Faqja e internetit “World Soccer Talk” raporton se kur Inter Miami lançoi për herë të parë formatin e biletave sezonale në 2020, ju mund të blini një të tillë në seksionin Premium për 2.125 dollarë. Në vitin 2024, i njëjti vend do të kushtojë 4.240 dollarë, një rritje prej 99%.

E njëjta faqe interneti raporton se bileta sezonale më e shtrenjtë në Premier League është ajo e Tottenhamit, e cila kushton 2.498 dollarë, ndërsa kostoja për një biletë mesatare të Real Madridit është 522 dollarë dhe për Barcelonën kushton 1.021 dollarë. Pritej një rritje e kostos së biletave në Inter Miami, pasi vetëm rroga e Lionel Messit është 54 milionë dollarë në vit, edhe pse tifozët kanë nxituar të shprehin zemërimin e tyre në internet.

Po ndodh...

ide