
Milan-Inter/ Kacafytje dhe brryla gjatë derbit, Serie A dënon 3 lojtarë

Derbi Milan-Inter nxorri zikaltërit si fitues dhe mbi të gjitha kampion të Serie A për herë të 20-të në historinë e tyre. Interi siguron kështu edhe yllin e dytë në fanellë pas një fitoreje historike që do të mbahet mend breza me rradhë.
Emocionet janë të ndryshme në të dyja tifozëritë dhe skaudrat, por institucionet duhet të bëjnë detyrën e tyre. Dhe, Komisioni i Disiplinës në Itali ka zbardhur vendimet për sherrin masiv që ndodhi në fund të ndeshjes.
Theo Hernandez dhe Denzel Dumfries u kacafytën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një sherr masiv mes dy kampeve për disa minuta.
Lojtarët u ndëshkuan me karton të kuq, ndërsa Komisioni i ka pezulluar me nga 1 ndeshje moslojë dhe 10 mijë euro gjobë secilin.
Jo vetëm këta, por edhe kapiteni i kuqezinjve, Davide Calabria u largua me karton të kuq dy minuta më pas për shkak të goditjes me brryl ndaj Davide Frattesit. Mbrojtësi i djathtë është dënuar me 2 ndeshje pezullim.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128