Milan/ Stefano Pioli merr votëbesimin, por me kusht! Ibra...

1 Dhjetor 2023, 00:03 / SPORT ALFA PRESS

Milan/ Stefano Pioli merr votëbesimin, por me kusht! Ibra...

Stefano Pioli, ka ende besimin e Gerry Cardinale. Është ky përfundimi i takimit të zhvilluar në Milanello mes trajnerit dhe pronarit të Milanit. Por siç bëjnë të ditur mediat italiane, është një besim tanimë jo i pakufizuar, dhe që do të kushtëzohet nga rezultatet në vashdim. Më saktësisht nga vendi i katërt në kampionat, objektiv minimal dhe i panegociueshëm.

Aktualisht kuqezinjtë ndodhen në vendin e 3-të me 5 pikë më shumë se Roma, një avantazh që duhet ruajtur me çdo kusht. Për këtë arsye ndeshja e së shtunës mbrëma me Frosinonen merr një vlerë të veçantë, pasi Milani e ka të ndaluar të humbasë.

Me një këmbë e gjysmë jashtë Championsit, puna e Piolit do të gjykohet pothuajse ekskluzivisht nga ecuria në kampionat e Giroud me shokë. Hapat e tjerë fals janë të ndaluar, pasi në rast se pësohen të tjera humbje duke vënë në rrezik kualifikimin në Championsin e ardhshëm, pushimi i trajnerit do të ishte i paevitueshëm.

Për momentin nuk gjejnë konfirmim pistat Galtier, Tudor, Donadoni apo Shevchenko pasi hipoteza më e mundshme është që drejtimi i skuadrës të merret nga trajneri aktual i të rinjve Ignazio Abate, i cili do të jetë në stol në një dyshe trajnerësh në fakt bashkë me Zlatan Ibrahimovic.

 

Po ndodh...

ide