Milanin e mundi edhe Kremoneze, Igli Tare për merkaton: Po vlerësojmë këtë sulmues
24 Gusht 2025, 11:24 / SPORT

Milani është në kërkim të një sulmuesi dhe Viktor Bonifejs është drejt firmës. Para humbjes me Kremonezen(1-2), Igli Tare tha fjalën e tij.
“Akoma po e vlerësojmë. Nuk ka pasur kontrolle mjekësore shtesë dhe po e vlerësojmë plotësisht gjendjen e lojtarit. Cilësitë e tij janë të padiskutueshme dhe duam të marrim vendimin e duhur. Do të ketë përditësime në ditët në vijim, përfshirë edhe me Alegrin”, u shpreh Tare.
Drejtori sportiv është njohur në këtë merkato, për shumën që i ka arkëtuar Milanit nga shitjet e lojtarëve. Java e parë e Seria A tregoi ndërkohë se Milani është mjaft larg pritshmërive të tifozëve.
Te kuqezinjtë nuk raportohet vetëm afrimi i një sulmuesi. Deri në fund të merkatos mund të ketë dy përforcime për repartin ofensiv.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

