Miqësoret me Maltën, Behari grumbullon 22 lojtarë në Kombëtaren U-17
Kombëtarja shqiptare U-17 nis nesër grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve miqësore të muajit shtator ndaj Maltës. Trajneri i ekipit kuqezi të nën 17-vjeçarëve, Ardi Behari ka shpallur tashmë listën me emrat e 22 lojtarëve të ftuar për këto dy teste mjaft të rëndësishme, me skuadrën që po përgatitet për kualifikueset e Europianit të kësaj grup-moshe që zhvillohen në muajin nën
Trajneri Behari do të ketë në dispozicion për këto dy sfida elementët më të spikatur të kësaj grup-moshe, teksa 13 lojtarë vijnë nga klubet shqiptare, ndërsa 9 prej tyre aktivizohen në kampionatet jashtë vendit. Skuadra do të grumbullohet nga nesër në Tiranë, ndërsa stërvitjet do t’i zhvillojë në “Shtëpinë e Futbollit”.
Të dyja ndeshjet e Kombëtares U-17 janë planifikuar të luhen në “Shtëpinë e Futbollit” më 18 dhe 20 shtator, në ora 16:00. Këto miqësore ndaj Maltës janë një tjetër mundësi e mirë për të kolauduar akoma më mirë skuadrën në prag të impenjimeve në kualifikueset e Europianit, ku shkohet me synimin për të kaluar në ‘Elite Round’ dhe më pas në finalet e Kampionatit Europian për këtë grupmoshë.

Çfarë orfojnë partitë e reja?
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128