Napoli u eliminua nga Champions, në Itali fest, Juve zyrtarisht në Botërorin për Klube
13 Mars 2024, 09:17 / SPORT

Napoli “lau duart” me Champions League në fazën e1/8, por në Itali jo të gjithë u mërzitën për këtë përfundim. Feston nga divani Juventus, me “Zonjën e Vjetër” që siguroi një biletë për në Botërorin e Klubeve në 2025. Juve do të marrë pjesë në këtë turne risi fal pikëve të grumbulluara. Me 47 pikë, Juve bëhet ekipi i dytë në Serie A, pas Inter, që siguron një biletë për në Botërorin e Klubeve.

Napoli u ndal ne kuotën e 42 pikëve, nëse blutë do të kishin kaluar Barcelonën, atëherë do të ishin ata që do të shkonin në këtë turne. Ky turne i organizuar nga FIFA do të mbahet në SHBA në 2025 ku do të marrin pjesë 32 ekipe. Botërori për Klube tani do të luhet një herë në katër vite.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



