Ndërroi jetë nga ataku në zemër, kush është legjenda që i dha botërorin Gjermanisë

Gjermania ka humbur një tjetër kampion botë në futboll, por që emri i tij nuk do të harrohet kurrë. Bëhet fjalë për mbrojtësin Andreas Brehme, i cili u nda nga jeta në moshën 63-vjecare në Mynih. Legjenda e futbollit gjerman, njeriu që i dha panzerave finalen e botërorit të 1990-ës, duke shënuar golin e vetëm ndaj Argjentinës, humbi jetën orët e para të së martës, si pasojë e arrestit kardiak. Brehme prej kohësh vuante nga probleme të ndryshme shëndetësore, për të cilat merrte trajtim mjekësor.
Emri i tij nuk do të harrohet kurrë, jo vetëm në Gjermani, por edhe në Itali ku ka luajtur për skuadrën e Interit apo dhe në Spanjë tek Zaragoza. Në karrierën e tij si futbollist ka fituar botërorin me kombëtaren e Gjermanisë, Bundesligën me BAyernin dhe Kaiserslautern, Serinë A me Interin dhe kupën e mbretit në Spanjë me Zaragozan. Krahas tyre fitoi dhe disa trofe individual për performancën e jashtëzakonshme në fushë.
Pika e fortë e Brehme ishte fasha e majtë, aty ku si mbrojtës spikati duke mbuluar gjithë linjën, madje dhe krosimet e tij të cilat shpesh ishin assist për gol. Kujtojmë se krahas karrierës së shkëlqyer si futbollist, punoi dhe si trajner për 6 vite. Pas lajmit për ndarjen nga jeta të tij, reaguan dhe skuadrat për të cilat ka dhënë kontributin ndër vite.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

