Ndeshja e fundit/ Mediat ukrainase akuza UEFA-s se favorizoi Italinë
Akuza të forta nga media ukrainase pas dështimit të përfaqësueses së këtij vendi për të mposhtur Italinë në ndeshjen e raundit të fundit në grup.
Polemikat janë ndezur për një 11-metërsh të supozuar të padhënë në fundin e sfidës pas një ndërhyrjeje ndaj Mudryk.
Në “Sport.ua”, një prej gazetave kryesore sportive të vendit, lexohet një paragraf që u referohet fjalëve të Aleksandr Ceferin, i cili në tetor e kishte cilësuar Italinë si “shumë të rëndësishme” për të mos u kualifikuar në Euro 2024.
“Kishte një reagim për një penallti pas rrëzimit të Mudryk, por arbitri nuk reagoi. Madje nuk u shqetësua fare për të parë pamjet në sistemin VAR – lexohet në artikull -. Në fund ëndrra e Ceferinit u bë realitet: Italia u kualifikua në Kampionatin Evropian falë barazimit 0-0.”
Edhe trajneri i Ukrainës, Rebrov, ishte i bindur se gjyqtari duhej të kishte sinjalizuar për 11-m.
“Për mua, faulli i Cristantes ndaj Mudryk ishte i dukshëm, por ka VAR dhe nuk jemi ne ata që vendosim. Arbitri në fushë nuk u thirr për të verifikuar atë që ndodhi. Për mua ishte penallti, por VAR nuk e mori parasysh. Duhej të ishte thirrur arbitri përpara ekranit.
Ishte një ndeshje e vështirë që në fillim. Në pjesën e parë punuam kryesisht në fazën e mbrojtjes, ndërsa në pjesën e dytë filluam të ushtronim presion. Djemtë në dhomat e zhveshjes ishin të trishtuar, fola me ata, por ne zhvilluam një ndeshje të mirë”.
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128