Ndeshja Itali-Shqipëri/ Artikulli i medias italiane: Pushtim kuqezi në Dortmund...

15 Qershor 2024, 19:08 / SPORT ALFA PRESS

Ndeshja Itali-Shqipëri/ Artikulli i medias italiane: Pushtim kuqezi në

Tifozë të shumtë kuqezi kanë shkuar në Dortmund për ndeshjen e sotme mes Italisë dhe Shqipërisë për Kampionatin Europian, rreth 50 mijë të tillë.

Media italiane “Ansa” ka bërë një artikull për numrin e madh të tifozëve shqiptarë që kanë shkuar në Gjermani për të mbështetur Kombëtaren Shqiptare, e sidomos në ndeshjen me Italinë.

Pushtim kuqezi në Dortmund”, shkruan Ansa, duke ju referuar numrit të madh të tifozëve.

Tifozët shqiptarë, të zhurmshëm dhe energjik, po mbushin rrugët e qytetit gjerman që të çojnë drejt stadiumit. Përveç tifozëve, të shumta janë dhe makinat në qendër të Dortmundin duke u rënë borive, me muzikë të lartë dhe flamuj të Shqipërisë”, vijon Ansa.

Ndërkohë, numri i tifozëve italianë do të jetë shumë më i vogël krahasuar me tifozët shqiptarë.

 

Po ndodh...