Ndeshja me Izraelin/ Hysaj: Do japim gjithçka. Objektivi janë 3 pikët

23 Shtator 2022, 17:38 / SPORT ALFA PRESS

Ndeshja me Izraelin/ Hysaj: Do japim gjithçka. Objektivi janë 3

Një ditë para zhvillimit të ndeshjes  me Izraelin Elseid Hysaj ka dalë bashkë me Edi Rejën në konferencën e zakonshme për shtyp. Mbrojtësi i djathtë i kuqezinjve në fjalën e tij para gazetarëve u shpreh optimist për takimin e nesërm që zhvillohet në orën 20:45.

Objektivi i vetëm i Shqipërisë për të shpresuar në kualifikim tanëve në këtë fazë grupesh të Ligës së Kombeve janë 3 pikët . Në fjalën e tij para gazetarëve, kapiteni i kombëtares shqiptare deklaroi:

“Po normal që kemi ardhur këtu për pikët. Nëse dalim pa pikë këtu, do të jetë e vështirë për objektivin tonë. E dimë se është e rëndësishme dhe çunat i kemi gati për këtë punë.

Nëse trajneri do të ndryshojë skemën, ne duhet të jemi të gatshëm. Kjo është një zgjedhje që do të bëjë trajneri. Ne duhet të japim maksimumin tonë, të tregohemi profesionitë dhe të bëjmë atë që na kërkon trajneri.

E dijnë gjithë çunat që është një ndeshje e rëndësishme për ne. Duhet të jemi 100 përqind të përqëndruar për këtë ndeshje dhe pastaj të mendojmë për sfidën e ardhshme. Kemi pasur dhe dëmtime, por çdo njeri që ka ardhur në këtë grumbullim do të tregojë vlerat e tij.

Mund të japin ndonjë problem mungesat. Edhe më parë ka ndodhur që ka pasur mungesa. Por, lojtarët që kanë zëvendësuar kanë treguar vlerat e tyre. Ne jemi një grup, s’kemi futbollistë që mund të marrin për dore grupin. Vlerat tona i dijmë dhe shpresojmë t’i tregojmë”, tha ai.

 

Po ndodh...