Ndeshja me Spanjën, tifozët: Urojmë fitoren e kombëtares, të ‘shpërthejë’ stadiumi

24 Qershor 2024, 15:53 / SPORT ALFA PRESS

Ndeshja me Spanjën, tifozët: Urojmë fitoren e kombëtares,

Në Dusseldorf tifozët shqiptarë janë mbledhur në mbështetje të kombëtares. Report Tv dhe Shqiptarja.com sjell atmosferën në Dusseldorf me gazetarin Ernest Koçi. Tifozët e shohin të vështirë përballjen me Spanjën, por shpresojnë për fitore.

“Ndeshja është e vështirë por shpresojmë që Shqipëria të ecë para si gjithmonë dhe i urojmë fitore me gjithë zemër me gjithë këta tifozë të mrekullueshëm. Është emocion i veçantë, është hera e parë që vi në stadium, jetoj në Gjermani. Ju uroj fitore.

Jemi shumë të emocionuar, kemi qarë kur kanë bërë golin me kroaci. Të duam Shqipëri. Kemi treguar qytetari për mënyrën se si jemi sjell. Shumë e vështire, por zemra rreh kuqezi.

Jemi nga Lugina e Preshevës, shpresojmë barazim.
Mes tifozëzve shqiptar ishte edhe gazetari sportiv, Burhan Beluli, I cili tha se fitorja është e vështirë, port ë paktën shpreson për një gol që stadium të ‘shpërthejë’.

Sot jam I liruar nga detyra, sot po e shijoj si tifoz. Do kemi tifozë shumë më tepër se në Dortmund. Do shpërthejë. Për rezuiltatin nuk e di, shpresoj fillimisht të shënojnë një gol. Të shpërthejë stadiumi, pastaj të shohim.