Ndeshje të mëdha na presin, Van Dijk: Ta bëjmë stadiumin Anfield të dridhet

1 Prill 2025, 20:55 / SPORT ALFA PRESS

Ndeshje të mëdha na presin, Van Dijk: Ta bëjmë stadiumin

Kapiteni i Liverpool-it, Virgil van Dijk, ka bërë thirrje për shokët e tij të ekipit dhe tifozët në Anfield, duke u përgatitur për garën e fundit vendimtare të sezonit në Premier League.

"Nëntë ndeshje të mëdha na presin, duke nisur nga një derbi i Merseyside nën dritat e Anfield.

Perfekte. Ta bëjmë së bashku," ka deklaruar me vendosmëri lideri i mbrojtjes holandeze.

Rëndësia e Anfield: "Na mbeten pesë ndeshje në shtëpi, duke nisur nga mbrëmja e të mërkurës, dhe dëshira jonë është që çdo kundërshtar të ndiejë fuqinë e këtij stadiumi.

Le të bëjmë që ky vend të dridhet nga vërshëllima e parë tek e fundit," ka inkurajuar kapiteni, duke qenë i vetëdijshëm për rolin kyç që mund të luajë ngrohtësia e tifozëve në këto sfida vendimtare.

Aktualisht i pozicionuar fort në krye të tabelës së Premier League me 70 pikë, me një avantazh prej 12 pikësh mbi vendin e dytë (Arsenali), Liverpool-i është në një pozicion të fortë për të fituar kampionatin.

Arsenali do të luajë sonte për të shtyrë festën e ‘Reds’, në shtëpi kundër Fulham-it, por fakti që skuadra e Slot ka mbetur pa kupa dhe avantazhi i madh i grumbulluar në tabelë nuk duket të lë dyshime se kush do të jetë kampioni i ardhshëm i Anglisë.

 

Po ndodh...