
“Çështja po zvarritet deri në harresë”/ Vajza britanike vdiq në Sarandë, flet babai i Rebecca Gannon: Kompania s’ka qenë brenda rregullave të sigurisë

Babai i Rebecca Gannon, vajza e cila vdiq në mënyrë tragjik në brigjet e Sarandës gjatë një zhytje në ujë ka shprehur shqetësimin se çështja është duke u zvarritur në prokurori dhe se drejtësia për vajzën e tij ende nuk është vendosur në vend.
George Gannon, teksa foli në emisionin “Në Shënjestër” në News24 ka kërkuar që personi përgjegjës për tragjedinë të ekstradohet nga Norvegjia dhe të vuajë dënimin për ngjarjen që ndodhi në Shqipëri.
Gannon ka theksuar se një person i dënuar me 15 vite burg për trafik droge në Norvegji është i përfshirë në këtë rast dhe se ka dy vjet që po kërkon drejtësi, por nuk ka marrë asnjë informacion konkret.
Ai ka pohuar gjithashtu se kompanitë që ofruan shërbimin turistik nuk kishin respektuar rregullat e sigurisë, duke shtuar se pajisjet që përdori Rebecca, përfshirë bombolën dhe xhaketën e shpëtimit, ishin të prishura dhe të papërshtatshme për përdorim.
“Unë nuk largohem nga Shqipëria pa marrë drejtësi për vajzën time,” tha ai, duke shprehur dhimbjen dhe zemërimin për humbjen e papritur të Rebecca-s.
Babai i Rebecca Gannon: Seanca gjyqësore është shtyrë. Përgjegjësi për humbjen e jetës së vajzës sonë është dënuar me 15 vite burg për trafik droge në Norvegji. Unë dua të ekstradohet nga Norvegjia dhe të shlyejë dënimin në Shqipëri. Kam dy vite që zvarritem në zyrat e prokurorisë. Nuk kam marrë asnjë shpjegim. Ata na dërguan një dokument prej 30 faqesh. Prokurorët duan që çështja të zvarritet deri në harresë. Nuk iki nga Shqipëria pa marrë drejtësi për vajzën time. Ajo më përqafoi në Angli, më tha do të shihemi dhe nuk u pamë më. Kompania s’ka pasur rregulla të sigurisë elementare. Bombola që ka përdorur Rebecca ka qenë e vjetër. Ishte përdorur sepse kishte shumë zhytës atë ditë, pasi një ditë më parë deti ka qenë i trazuar dhe turistët atë ditë kanë qenë shumë. Edhe xhaketa nuk ka funksionuar, kur ajo ka tërhequr litarin e emergjencës.

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128