
“Nuk reagonte dhe nxirrte shkumë nga goja e hundët”, zbardhet dëshmia e turistes që i dha ndihmë britanikes që ndërroi jetë në Sarandë

Emisioni “Në Shënjestër” ka risjellë edhe njëherë në vëmendje rastin e të resë britanike, Rebecca Gannon e cila vdiq në brigjet shqiptare në një aksident zhytjeje, ngjarje e ndodhur në 2022.
Një prej turisteve, e cila ka tentuar ta shpëtojë Rebekën ka deklaruar se kishte parë që vajza nuk reagonte dhe filloi të nxirrte shkumë nga goja dhe hundët.
Ne u paraqitëm te qendra e zhytjes rreth orës 9:00.
Aty na priti një vajzë e cila përgatiste pajisjet tona. Pasi mbushëm një formular që ishte në gjuhën angleze, ne u bëmë gati të niseshim.
Grupi që ishim ne përbëhej nga 12 vetë, 2 ose 3 instruktorë dhe një vajzë që mendoj se ishte organizatorja.
Rreth orës 10.30 ne u nisëm nga qendra e zhytjes për te porti. Dhe nga aty ne hipëm në një varkë ku u drejtuam për te vendi i zhytjes.
E pyetur për nivelin profesional të njohurive dhe eksperiencës në të tilla ekspedita, zhytësja spanjolle tha se nivelet brenda grupit ishin të ndryshme.
Ndërsa ajo vetë bashkë me të dashurin e saj dhe 3 persona të tjerë kishin nivel fillestar.
Por jo Rebeka, e cila ishte një zhytëse e nivelit mbi mesatar dhe kishte eksperienca të shumta në këtë sport ndër vite.
Arsye për të cilën zhytësja britanike dhe pjesa tjetër e grupit me nivelin mesatar të përgatitjes, ishin zhytur të parët në det.
Personat në grup kishin disa nivele zhytje. Kurse unë bashkë me të dashurin tim dhe tre të tjerë kishim nivel fillestar.
Lidhur mbi Rebekën dhe të dashurin e saj, ata ishin te grupi mesatar i zhytjes. Kjo ishte edhe arsyeja përse ne si grup fillestar ishim të fundit që do zhyteshim atë ditë.
Dhe përse qëndruam mbi ujë dhe prisnim mbi varkë të ulur.
Ky ishte edhe momenti fatkeq që do të mbetet i memorizuar gjithmonë në kujtesë, nga turistja spanjolle.
E cila duke pritur radhën në varkë që të zhytej bashkë me pjesën tjetër të mbetur të grupit, pa të pluskonte mbi ujë trupin e Rebekës.
Por edhe pse thotë se u përpoq t’i vinte në ndihmë, duke qenë se ishte mjeke, gjithçka rezultoi e kotë.
Grupi fillestar ishte i fundit që do zhytej, për këtë arsye unë nuk u futa në ujë dhe po prisja në varkë e ulur.
Gjatë kësaj kohe, një djalë hollandez, më tha që kishte një problem me një vajzë.
Më pas shkova te vajza që ishte organizatore, e cila po fliste në telefon dhe po kërkonte ndihmë.
Pas disa minutash, unë pashë instruktorin mbi ujë që po sillte vajzën te varka.
Duke qenë se me profesion jam mjeke, u afrova menjëherë për t’i dhënë ndihmën e shpejtë.
Por pasi i dhashë disa frymëmarrje jetëshpëtuese, unë pashë që vajza nuk reagonte dhe filloi të nxirrte shkumë nga goja dhe hundët.
Për fatin e saj të keq, Rebeka nuk mundi të shpëtojë. Pavarësisht ndihmës së madhe që iu dha në atë moment.
Dhe ajo mbeti një kujtim i hidhur për të gjithë grupin e zhytësve që atë ditë ishin nisur në det, për të shijuar artifaktet nënujore, por që u kthyen nga aty pa një prej pjesëtarëve të ekspeditës.
Më pas unë provova nëse Rebekës I punonte arteria karotide, por ajo nuk kishte shenja jete dhe sytë i ishin zmadhuar.
Ashtu si pjesa tjetër e grupit, një nga personat që u pyet në lidhje me incidentin fatal në det ishte edhe Chris Daisler.
I cili tregoi se si kishin rënë në kontakt me agjencinë e zhytjeve nënujore ‘Saranda Diving Center’
Chris i cili bënte pjesë në të njëjtin grup mesatar me Rebekën dhe të dashurin e saj Robertin
I cili edhe ky thotë se pasi plotësuan formularët e zhytjes në gjuhën angleze, ata më pas shkuan te pika e zhytjes.

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128