Në kërkim të një aventure të re, Keidi Bare kërkohet në Spanjë e Greqi

Prej disa ditësh tashmë, Keidi Bare nuk është më lojtar i Espanyol, me klubin spanjoll që ka zyrtarizuar mesditën e 28 qershorit largimin e fierakut, i cili e ka veshur fanellën e Espanyol në 119 ndeshje, përgjatë katër sezoneve të fundit, duke qenë një lojtar kyç në mesfushon e “Bardhekaltërve” katalunjas, me këta të fundit, që në deklaratën e tyre e kanë cilësuar Baren, si “luftëtar” i palodhur, si dhe një shembull i sakrificës dhe i përkushtimit.
Ditët e fundit është përfolur se Bare mund të transferohet në Pire, aty ku “gjigantët” grek të Olympiacos kanë filluar të kërkojnë përforcime për sezonin e ardhshëm, ku do të kërkojnë titullin kampion në Greqi, si dhe do të luftojnë për një vend mes më të mirave të Europa League, por jo vetëm pasi 26-vjeçarin e kërkojnë edhe në Spanjë, me skuadrat e Leganes dhe Rayo Vallecano, që janë vënë pas “Legjionarit”.
Bare luan prej 8 vitesh në Spanjë, e nëse transferohet në Greqi, do ishte një eksperiencë krejt e re për fieriakun, që hapat e para të karrierës i ka hedhur tek skuadra e Apolonisë. Bare nuk ishte pjesë e skuadrës së Sylvinho në Kampionatin Evropian, ndonëse ishte grumbulluar nga teknik brazilian gjatë kualifikueseve.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
