Në stol për dy ndeshjet e Shqipërisë, Ismajli merr lajmin e keq pas kthimit në Itali

28 Mars 2025, 18:57 / SPORT ALFA PRESS

Në stol për dy ndeshjet e Shqipërisë, Ismajli merr lajmin e

Ardian Ismajli ishte pjesë e grumbullimit të Kombëtares shqiptare për ndeshjet ndaj Anglisë dhe Andorrës, por nuk zbriti në fushën e lojës në asnjë prej dy sfidave. Ai qëndroi në stol, në gatishmëri për trajnerin Silvinjo, por nuk iu dha asnjë minutë në fushën e lojës për shkak të situatës me një dëmtim që e shoqëroi që në fillimin e grumbullimit.

Ai dëmtim duket se do të lërë jashtë fushe përsëri për disa kohë mbrojtësin kuqezi, pasi klubi i Empolit ka bërë të qartë se lojtari nuk do të jetë në dispozicion për javët në vijim.

Sipas një njoftimi zyrtar të klubit, Ismajli ka probleme në kofshën e djathtë dhe ka nisur fazën e riaftësimit me stafin mjekësor të klubit. Kësisoj, ai do të mbetet jashtë për ndeshjet e radhës, shumë delikate për Empolin që është përfshirë në luftën për mbijetesë.

 

Po ndodh...