Nedim Bajrami në stol, “zhduket” Mario Mitaj

7 Mars 2025, 23:30 / SPORT ALFA PRESS

Nedim Bajrami në stol, “zhduket” Mario Mitaj

Mbrëmjen e djeshme Rejnxhërs tronditi në Turqi skuadrën e Fenerbahçes, duke triumfuar me shifrat 3-1 në raundin e parë të fazës së 1/16-ave me eliminim të Ligës së Europës.

Për skocezët në stol ishte edhe Nedim Bajrami, ndërsa lojtari i Kombëtares shqiptare nuk u preferua për asnjë minutë në këtë ndeshje.

Ndërkohë në Arabinë Saudite, skuadra e Mario Mitajt zhvilloi ndeshjen e radhës, ndërsa mbrojtësi i majtë kuqezi nuk figuronte në listën e trajnerit Loren Blank.

Klubi nuk ka nxjerrë një njoftim në lidhje me mungesën e Mitajt, nëse është për ndonjë shqetësim të mundshëm apo ndonjë arsye tjetër. Për 10 ditë do të fillojë grumbullimi i Kombëtares shqiptare.

 

Po ndodh...

ide