Nga 648 mln në 270 mln euro, si Barcelona uli kufirin e pagave të lojtarëve, por prapë nuk mjafton

15 Shtator 2023, 14:45 / SPORT ALFA PRESS

Nga 648 mln në 270 mln euro, si Barcelona uli kufirin e pagave të
Barcelonës i është ulur kufiri i pagave në 270 milionë euro, kur në merkaton e kaluar ishte 648 milionë, sipas shifrave zyrtare të publikuara nga LaLiga. Një shifër befasuese duke marrë parasysh përpjekjen e jashtëzakonshme që ishte bërë nga Drejtoria e Sporteve për të ulur koston e faturës së pagave.

Megjithatë, në kufirin e pagave ka edhe koncepte të tjera që ndikojnë dhe janë ato që e kanë penalizuar Barcelonën. Një prej tyre janë shpenzimet e përgjithshme që ka klubi. Këto janë ende shumë të larta në krahasim me të ardhurat, gjë që redukton Fair Play-in Financiar. Klubi ka marrë disa masa si mbyllja e Barça TV, por nuk kanë mjaftuar.

Për më tepër, të ardhurat nga biletat e sezonit janë ulur ndjeshëm për shkak të lëvizjes së ekipit. Një tjetër gjë që vazhdon të rëndojë Barcelonën, si pjesa tjetër e skuadrave, është se ajo duhet të rikuperojë humbjet e shkaktuara nga Covid, të cilat LaLiga lejoi të shtyhen për disa sezone në mënyrë që të mos i paguajnë të gjitha përnjëherë.

Barcelona, pavarësisht përpjekjeve që ka bërë këtë verë, ende tejkalon me rreth 130 milionë euro kufirin e pagave. La Liga i lejon klubet e tejkaluara të nënshkruajnë me kushte.

Për të llogaritur kufirin e kostos së skuadrës sportive, merren parasysh të ardhurat e buxhetuara të çdo klubi nga abonimet, arkat, kontratat tregtare, të drejtat televizive, transferimet e lojtarëve, parashikimi se ku do të mbërrijnë në Champions League. Dhe kjo ka bërë që Barcelona të regjistrojë futbollistët dhe tani vijon garën e qetë në të gjitha frontet.

Po ndodh...

ide