Nga Buxhelaj te Mezani/ Përzgjidhet formacioni dhe tekniku më i mirë i javës së 36-të e Superiores

28 Prill 2025, 11:47 / SPORT ALFA PRESS

Nga Buxhelaj te Mezani/ Përzgjidhet formacioni dhe tekniku më i

Kampionati i rregullt i Abissnet Superiore u mbyll të dielën me javën e 36-të, duke përcaktuar përfundimisht ekipet që do të luftojnë për titullin kampion në “Final Four”.

Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të kësaj jave.

Teknikët kuqezi kanë vendosur për skemën 4-4-2 dhe formacioni më i mirë i javës është si më poshtë:

Në portë është gardiani i Bylisit, Tony Batista, i cili ishte vendimtar në duelin e mbijetesës ndaj Skënderbeut.

Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Paulo Buxhelaj (Partizani), Blerim Kotobelli (Teuta), Marcelino Preka (Partizani) dhe Luciano Vera (Tirana).

Në mesfushë janë Florjan Përgjoni (Tirana), Rafael de Freitas Silva (Tirana), Renaldo Torraj (Teuta) dhe Walid Jarmouni (Tirana).

Bekim Balaj i Vllaznisë dhe Ibrahim Mustapha i Bylisit ndodhen në repartin e sulmit.

Trajneri më i mirë është përzgjedhur tekniku i Bylisit, Gentian Mezani. Ballshiotët fituan duelin e mbijetesës ndaj Skënderbeut dhe siguruan qëndrimin në elitë.

Nga Buxhelaj te Mezani/ Përzgjidhet formacioni dhe tekniku më i

 

Po ndodh...

ide