Nisje e keqe. polakët i shënojnë dy gola Dritës në Varshavë

Drita e Gjilanit ka pësuar humbje 2:0 në transfertë përballë Legias së Varshavës, në ndeshjen e vlefshme për “play off” të Ligës së Konferencës.
I vemti ekip shqiptar i mbetur në kualifikueset e kompeticioneve europian, pati punë të vështirë në stadiumin “Polish Army”, pasi Legia e dominoi tërësisht takimin, me shumë raste shënimi.
Pjesa e parë e takimit nuk prodhoi asnjë gol, ndonëse vendasit patën disa raste të mira, ku shpëtimtar ishte Faton Maloku te Drita, ndërsa te skuadra kosovare vetëm një rast erdhi me Juan Mesën, goditja e të cilit u ndal nga vija mbrojtëse për t’u devijuar në rivënie këndore.
Për t’u përkeqësuar punët më shumë, Drita mbeti me një lojtar më pak nga minuta e 30-të, kur Hasan Gomda, mori karton të kuq direkt, pas rishikimit të rastit në VAR, pasi që lojtari në fjal shkaktoi ndërhyrje si lojtar i fundit.
Pasi pjesa e parë nuk prodhoi asnjë gol, Legia kaloi në epërsi në minutën e 56-të, kur Blaz Kramer shënoi për 1:0, pas harkimit të mirë të Wszolek.
-
Venezuelë, Gjykata e Lartë konfirmon fitoren e Maduros
22 Gusht, 20:51
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

