Një kryevepër i jep 3 pikë Dinamos, “Blutë” mposhtin Teutën dhe ngjiten në katërshe

Dinamo fitoi minimalisht 1-0 ndaj Teutës në ndeshjen e kampionatit të luajtur në “Air Albania”.
Në “Air Albania” u zhvillua një sfidë mjaft e luftuar nga të dy skuadrat, por në fund u vendos nga një ekzekutim perfekt i Denisson në minutën e 93-të, i cili mori topin nga e majta, hyri drejt qendrës dhe lëshoi një goditje nga distanca, teksa topi i përplas në shtyllën e portës së Vatës, para se të ndalej në rrjetë.
Festë në kampin dinamovit, që merr kështu fitoren e dytë radhazi dhe ngjitet në kuotën e 42 pikëve në vendin e katërt, pozitë që duhet ta ruajë edhe për 7 javët e ardhshme për të marrë pjesë në “Final 4” për titullin kampion.
Nga ana tjetër Teuta ndalet pas tre humbjesh radhazi, duke mos arritur dot të shkëputet nga zona e ftohtë e renditjes, teksa do të jetë e dënuar të luftojë deri në fund me Laçin për të shmangur zonën Play Out të renditjes.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

