Arsenal apo Bayern? Gallas parashikon fituesin e çerekfinales së Champions-it

3 Prill 2024, 19:33 / SPORT ALFA PRESS

Arsenal apo Bayern? Gallas parashikon fituesin e çerekfinales së
William Gallas ka parashikuar se Arsenal do ta eliminojë Bayern Munich në çerekfinalen e Champions League.

Ndeshja e parë e dy gjigantëve europianë zhvillohet të martën (9 prill) në shtëpinë e Arsenallit. UEFA i ka ndaluar bavarezët të kenë tifozët në stadium për shkak të problemeve të krijuara kundër Lazios.

Gallas ka folur edhe për formën e Harry Kane. Kapiteni i Anglisë ka një histori kundër Topçinjve që nga koha e tij me Tottenham dhe është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në derbin e Londrës së Veriut (14):

“Kane gjithmonë shënon kundër Arsenalit dhe në Emirates gjithashtu. Do të jetë një ndeshje e mrekullueshme dhe ne e dimë se Bayern nuk do të jetë kampion në Bundesliga, kështu që për lojtarët e Bayernit do të jetë shumë e rëndësishme që ata të kualifikohen në raundin tjetër”.

Ekipi i Artetas po kalojnë një moment shumë të mirë forme, të pamposhtur në nëntë ndeshjet e tyre të fundit në kampionat.

Gallas vuri në dukje se sa e vështirë do të jetë për Topçinjtë dhe fituesit do të përballen me Cityn ose Real Madridin në gjysmëfinale. Francezi sugjeroi që ish-klubi i tij do të triumfojë:

“Nuk do të jetë e lehtë për Arsenalin pasi ata janë ende në garë për titull, do të jetë e vështirë të kualifikohet. Megjithatë, mendoj se Arsenali mund të bëjë një surprizë në Champions, kështu që unë i zgjedh ata për t’u kualifikuar”.

Topçinjtë nuk e kanë fituar kurrë Champions-in. Më afër i kanë shkuar në vitin 2006 kur pësuan një humbje 2-1 ndaj Barcelonas në finalen e luajtur në Stade de France.