
Prishet “magjia” Saarbrucken, në finalen e Kupës së Gjermanisë arrin Kaiserslautern

Nuk ka garë futbolli me më shumë tronditje. Kupa e Gjermanisë mund të quhet edhe Kupa e surprizave, ndonëse këtë mesjavë nuk qenka e thënë që të ndodhin. Të paktën, jo në gjysmëfinalen e parë. I mbiquajturi “liliputi”, “Davidi” apo “hirushja” e sezonit, ekipi modest Saarbrucken nuk e shkaktoi viktimën e katërt radhazi.
Pas Bayern, Eintracht Frankfurt e Borussia Monchengladbahc, nuk erdhi eliminimi i Kaiserslautern. Skuadra, dikur e famshme arriti finalen e parë pas 21 vjetësh, falë golave të shënuar pas pushimit nga Marlon Ritter dhe Almamy Toure.
Mbi 16 000 tifozë të zjarrtë kishin mbushur stadiumin “Ludëigspark Stadion”, veçse të besuarit e trajnerit Rudiger Ziehl nuk ia dolën. Natyrisht, një ekip i kategorisë së tretë edhe kaq ka bërë shumë.
Kaiserslautern padyshim është emër i shquar në Gjermani, 4 herë kampion e dy herë fitues i Kupës. Saarbrucken e ka shkruar emrin në histori, pasi në Kupë mundi 2-1 Karlsruhen, 2-1 Bayern Munich, 2-0 Eintracht Frankfurt dhe 2-1 Borussia Monchengladbach. Sonte, Leverkusen do të synojë finalen në përballjen ndaj Dusseldorf, që e luan në fushën e vet.
-
Myrto Uzuni lë pas dëmtimin
3 Prill, 18:46 -

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128