Barcelona bën goditjen e parë të madhe, ylli anglez vihet nën urdhrat e Flik duke injoruar Bajernin

27 Maj 2026, 23:59 / SPORT ALFA PRESS

Barcelona bën goditjen e parë të madhe, ylli anglez vihet

Barcelona ka bërë lëvizjen e parë të madhe të kësaj vere, duke i vënë trajnerit Hansi Flik në dispozicion një lojtar të cilin ai e kishte kërkuar me ngulm.

Anglezi Entoni Gordon, ka refuzuar ofertën e Bajern Mynih dhe ka zgjedhur të transferohet te Barcelona, duke u kthyer kësisoj në një nga elementët e rëndësishëm të edicionit të ardhshëm të katalanasve.

Deko kishte takuar përfaqësues të tij prej javësh dhe kishte një akord parimor, thjesht i duhej mbushur mendja Njukasëllit që kishte hapur ankandin. Palët duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një shifër prej 70 milionë eurosh, që pritet të shkojë deri në 80 në varësi të bonuseve.

Kësisoj, futbollisti i grumbulluar me Anglinë për Botërorin pritet të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas të zyrtarizohet si blerja e re e katalanasve.

Flik e sheh Gordon si një alternativë të rëndësishme për Rafinja dhe Jamal, pasi luan në të dy krahët, ndaj firma me të është cilësuar shpesh si prioriteti i kësaj merkatoje./Panorama Sport

Po ndodh...

ide