Myrto Uzuni lë pas dëmtimin
3 Prill 2024, 18:46 / SPORT

Myrto Uzuni duket se ka lënë pas dëmtimin në ‘tendinën e Akilit‘ dhe do jetë i gatshëm për Jose Ramon Sandoval të enjten, me Granadan që pret në “Los Carmenes” Valencian në orën 20:00 për raundin e 26-të në La Liga, sfidë kjo e prapambetur.
Sulmuesi i Kombëtares këtë të mërkurë është bashkuar me ekipin në stërvitje dhe bashkë me të edhe Lucas Boye, një tjetër lojtar i dëmtuar i Granadës.
Sipas raportimeve nga mediet spanjolle dyshja kanë zhvilluar një praqitje normale duke mos shfaqur asnjë problem në stërvitjen e parafundit para ndeshjes në kampionat.
Kujtojmë se 27-vjeçari beratas ishte i grumbulluar me Kombëtaren për dy ndeshjet miqësore të marsit, por u largua nga ekipi për shkak se ndjente dhimbje, por duket se ka lënë pas gjithçka.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

