Nojer sinjal bavarezëve: Duhet kujdes ndaj Bokës

19 Qershor 2025, 14:30 / SPORT ALFA PRESS
Nojer sinjal bavarezëve: Duhet kujdes ndaj Bokës

Bajerni është në për gatitje të plotë për ndeshjen e dytë në grupin e vet në Kupën e Botës për klube kundër Boka Xhuniors. Do të jetë pak a shumë një klasike ajo mes kampionëve të shumëfishtë gjermanë dhe atyre argjentinas. Duke parë se çfarë ndodhi dhe në ndeshjen e parë të Bokës kundër Benfikës, edhe takimi ndaj Bajernit parashikohet të jetë i ndezur.

Një i nxehtë në dy drejtime, së pari temperaturat e larta që parashikohen në Majami dhe së dyti atmosfera e zjarrtë që pritet të krijojnë tifozëria e Boka Xhuniorsit. Këtë ka paralajmëruar edhe kapiteni i Bajernit, Manuel Nojer, gjatë një komenti të tij për mediat.

Duke pasur parasysh atmosferën e nxehtë që pritet, është e rëndësishme që të qëndrojmë të përqendruar, të qëndrojmë të qetë dhe të fokusohemi në pikat tona të forta”, paralajmëroi Manuel Noier për mediat e klubit të Mynihut përpara ndeshjes në Majami të shtunën në mbrëmje. “Patjetër që presim një atmosferë të mirë”, shtoi Nojer.

E pamë se si shkoi ndeshja kundër Benfikës”. Boka e nisi fushatën e saj në Kupën e Botës për Klube me një barazim 2-2 kundër Benfikës të hënën. Përveç mbështetjes së madhe të dhjetëra mijëra tifozëve argjentinas në tribuna, ndeshja pati tre kartonë të kuq, dy prej të cilëve për klubin verdheblu. Edhe pse ekipet nga Evropa janë favoritët e zakonshëm në luftën për titullin më 13 korrik, kapiteni i Bajernit është treguar më i matur në qëndrimet e tij.

Ai tha se ekipet e Amerikës së Jugut nuk duhen nënvlerësuar në Kupën e Botës për Klube. “Ne jemi mësuar me faktin se luajmë në Europë dhe të gjithë na shohin shpesh dhe vazhdimisht. Ndaj e kuptoj se na shohin favoritë të gjitha klubet që vijnë nga Europa.

Por as të tjerët nuk duhen nënvlerësuar, sepse ka skuadra shumë të mira dhe nga kontinentet e tjerë. Do të vlerësoja maksimalisht klubet nga Amerika e Jugut. Ata e kanë marrë shumë seriozisht këtë turne”, deklaroi Noier. Në fakt, deklarata e kapitenit të Bajernit nuk është ashtu sa për kortezi. Faktet flasin vetë. Asnjë nga gjashtë ekipet nga kontinenti i Amerikës së Jugut – katër nga Brazili, dy nga Argjentina – nuk kanë humbur ndeshjen e tyre të parë.

Po ndodh...

ide