
Nottingham Forest ngec në “City Ground”, Burnley merr pikën e parë të sezonit

Nottingham Forest-Burnley ndajnë pikët në javën e pestë të Premier League, me sfidën që u mbyll me barazimin 1-1.
U deshën plot 41 minuta që të zhbllokohej sfida, me Amdouni që gjeti rrugën drejt rrjetës dhe kaloi miqtë në avantazh.
Pavarësisht tentativave nga ana e vendasve pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1.
Në minutën e 62’ Hudson-Odoi do të barazonte për ekipin e Nottingham Forest.
Burnley tentoi sërish të gjente golin, por ajo goditje u anulua në minutën e 77’ pas verifikimit nga VAR për prekje të topit e dorë.
Miqtë e mbyllën këtë ndeshje me 10 lojtarë, pasi në minutën e 90+5’ Foster mori karton të kuq dhe la Burnley në inferioritet numerik.
Pas raundit të pestë te Premier League, Nottingham Forest renditet në vend të tetë me shtatë pikë, teksa Burnley që merr pikën e parë të sezonit renditet në vend të 19-të.

ide

Të vërtetat që nxori në pah rasti ‘McGonigal’


“Përfaqësuesi Rus në OKB na kujtoi sërish modelin Rus të Qeverisjes”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128