
Nuk ka befasi, Egnatia në gjysmëfinale të Kupës, kalon pengesën e Bylisit

Egnatia arrin të sigurojë një biletë mes 4 skuadrave më të mira të Kupës së Shqipërisë, me ekipin kampion që eleminoi ballshiotët e Bylis. Sfida nisi e qetë, ndërsa për të prishur ekuilibrat mendoi VAR, që thirri në monitor gjyqtarin kryesor Dyrmishi, për një prekje të topit me dorë në zone nga Aliev. Gjyqari akordoi 11 metërsh në favor të miqve, me kapitenin ballshiot Mario Gjata që nuk fali nga pika e bardhë për golin e avantazhit.
Megjithatë rrogozhinasit nuk panikosen dhe marrin drejtimin e lojës në dorë. Ata gjejnë golin e barazimit me anë të Arbenit Xhemajlit, që 4 minuta nga fundi i pjesës së parë, devijon saktë topin drejt kuaratit të miqve, pas një goditje të kasës. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Ndërkohë pjesa e dytë nis me ndryshime për të dyja skaudrat, teksa skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova u mundua të administronte rezultatin, për shkak të avantazhit të krijuar pas triumfit 1-3 në transfertë në ndeshjen e parë. Ekuilibrat në fushë do të prishen, teksa miqtë do mbesin në minutën e 67 me një futbollist më pak, pas kartonit të kuq të Përndrecën, që kreu një ndërhyrje të ashpër në mesin e fushës.
Rrogozhinasit përfitojnë nga superioriteti numerik, teksa gjejnë edhe golin e dytë e të përmbysjes së rezultatit, 4 minuta më vonë me anë të Bakajoko, që me një kundërsulm të shpejtë pas një topi të gjatë godet para daljes së portierit të miqve për golin e përmbysjes. Skuadra e Bylis kërkon ta mbyllë me nder aventurën në Kupën e Shqipërisë, teksa gjen golin e barazimit me Kane në të 79, pavarësisht se me një lojtar më pak. Përfundimisht sfida mbyllet në barazim 2 me 2, por me Egnatian që kalon më tej në gjysmëfinale falë epërisë në rezultatin e përgjithshëm 5 me 3.
-
Statistikat e bardhebluve, Tirana më keq edhe se në sezonin e rënies
26 Shkurt, 15:10

ide

Zoti i korrupsionit nuk mund të përlyejë Zonjën e drejtësisë

Koka e Veliajt në burg, koka e Ramës në shesh

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128