Nuk ka fitues në “Elbasan Arena”, Dinamo e Vllaznia ndajnë nga një pikë

2 Tetor 2023, 21:10 / SPORT ALFA PRESS

Nuk ka fitues në “Elbasan Arena”, Dinamo e Vllaznia ndajnë

Dinamo dhe Vllaznia ndajnë nga një pikë në “Elbasan Arena”, ku nuk shkuan dot përtej barazimit 1-1, rezultat që nuk i shërben asnjërës prej skuadrave, të cilat në 7 javët e para nuk kanë arritur të ngjiten në nivelin e pritshmërive.

Në një atmosferë të vakët në shkallët e “Elbasan Arenës”, u zhvillua një 45-minutësh i parë me ritëm të ulët dhe pa gola, teksa sfida u zhbllokua në minutën e 51-të me Bekim Balajn që ekzekutoi saktë një penallti dhe u dha avantazhin shkodranëve.

Dinamo reagoi dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 84-t me anë të Patrik Bardhit, ndërsa në të 89-ën Zabergja u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë kryeqytetasit me një lojtar më pak.

Shkodranët patën rastin më të mirë për të shënuar golin e fitores me Çobën, që një metër larg portës, bëri më të vështirën, duke gjuajtur jashtë.

Po ndodh...