Oferta nga disa ekipe, babai i Mirlind Dakut zbulon të ardhmen e sulmuesit
11 Shtator 2024, 16:05 / SPORT

Mirlind Daku me gjasë nuk do të largohet nga Rubin Kazan. Babai i sulmuesi kuqezi, ka thënë diçka të tillë, në një intervistë të dhënë në mediat ruse.
Ai ka theksuar se Daku nuk dëshiron të largohet nga skuadra ruse dhe në këtë mënyrë do të vazhdojë edhe këtë sezon të japë kontributin e tij.
“Mirlindi ishte në shtëpi disa ditë më parë, ne biseduam me të për interesimin e një numri klubesh për të. E pyeta për Spartak Moskën dhe Krasnodar, por ai tha se nuk dinte asgjë për të, ata nuk i thanë asgjë. Siç më tha djali im, Rubin mori një vendim, ai do mbetet në klub” – tha ai.
Mirlind Daku po zhvillon një sezon të mirë në Rusi, teksa në 7 ndeshje ka realizuar 5 gola dhe ka dhuruar 2 asiste.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
