
Pa ekip prej verës, Shkodran Mustafi pranë rikthimit në Serie A

Shkodran Mustafi mund të rikthehet në Serie A. Mbrojtësin me origjinë shqiptare, i cili fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë në 2014, e kërkon Salernitana.
Skuadra e Pippo Inzaghit renditet në vendin e fundit në Serie A dhe po garon për të qëndruar mes më të mirëve të futbollit italian.
31-vjeçari qëndron pa skuadër prej verës së kaluar, kur i dha fund aventurës spanjolle me Levanten.
Drejtuesit e klubit nga Salerno, që pak ditë më parë firmosën me Jerome Boateng, pritet të zyrtarizojnë edhe Mustafin.
Futbollist që më parë në Itali ka luajtur me skuadrën e Sampdorias. Qendërmbrojtësin shqiptar e pret një kontratë deri në fundin e sezonit.
Me opsionin e zgjatjes së bashkëpunimit deri në verën e vitit 2025 nëse performon mirë dhe Salernitana arrin objektivin mbijetesë.
-
Roma-Inter, zikaltërit do të bëjnë pa Simone Inzaghin në stol
7 Shkurt, 21:22

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128