Pamje horror në garën e Moto GP, dy aksidente radhazi tmerrojnë spektaktorët pasi pilotët përfundojnë në spital

Gara e Moto GP në pistën e Montmelo në Spanjë ka dhuruar skena të tmerrshëm për ndjekësit, duke kaluar në plan të dytë rezultatin sportiv. Gjatë garës janë regjistruar dy aksidente shumë të rënda, me pilotë të cilët janë dërguar me urgjencë në spital, për fat pa pasoja për jetën.
Aksidenti i parë ndodhi në xhiron e 12 të garës, kur Aleks Markez me Dukati u përpoq të shmangte KTM të Akostas që kishte probleme teknike. Piloti spanjoll doli nga pista, humbi kontrollin e motorit të tij dhe fluturoi në ajër, duke u përplasur dhunshëm me murin e duke tmerruar të gjithë të pranishmit të cilët menduan më të keqen.
Gara u ndërpre dhe Markez u dërgua në spital, duke u raportuar më pas se kishte pësuar trauma dhe fraktura, por pa rrezik për jetën.
Më pas rifilloi gjithçka, por me një tjetër aksident që lë të ngrirë edhe vetë pilotët që e përjetuan nga afër. Pas një rrëzimi të disa pilotëve, këmba e Johan Zarko ngeci në motorin e Banjajas që e mori me vete duke u rrotulluar bashkë me pilotin francez jashtë pistës.
Kjo solli një tjetër ndërprerje të garës, me Zarkon i cili gjithashtu u dërgua në spital, për të verifikuar frakturat në këmbë, teksa u bë e ditur se nuk kishte trauma apo dëmtime në pjesën e sipërme të trupit.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
Përse të gjithë duan të dinë, ku është dhe çfarë bën Basha?!
Problemet e Lulzim Bashës dhe ato të Taulant Ballës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128