Paris 2024/ Nis ceremocia hapëse e Lojërave Olimpike, Shqipëria 'parakalon' në Senë

26 Korrik 2024, 20:09 / SPORT ALFA PRESS

Paris 2024/ Nis ceremocia hapëse e Lojërave Olimpike, Shqipëria
Prej disa minutash ka nisur ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike, 2024, ku për herë të parë në histori, ky spektakël mbahet jashtë një stadiumi, me një paradë në qiell të hapur të 160 varkave në Lumin e Senës.

Pasi parakaluan përfaqësueset e para ato të Greqisë dhe asaj të veçantës, të Skuadrës Olimpike të Refugjatëve, tashmë radha i ka ardhur “Kuqezinjve” tanë, me notaren, Kaltra Meça dhe mundësin Zelimkhan Abakarov që mbajnë lart flamurin shqiptar.

Në varkën ku ndodhej Kombëtarja jonë olimpike ishin gjithashtu edhe Afrika e Jugut, Algjeria dhe Gjermania.

 

Po ndodh...