
Pas duelit ndaj Partizanit/ Sulmohen me gurë autobusi i tifozëve të Skënderbeut

18 Maj 2024, 09:48 / SPORT
Dy autobusë me tifozë të Skënderbeut u sulmuan me sende të forta (gurë) pas përfundimit të ndeshjes me Partizanin që u luajt mbrëmjen e 17 majit në stadiumin “Air Albania’.
Nga pamjet e publikuara në media shihet autobusi me xhama të thyer nga gurët por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Tifozët korçarë kanë kërkuar ndihmën e policisë në hyrje të qytetit të Elbasanit. Pasi janë kryer veprimet hetimore autobusët me tifozë janë larguar për të vijuar rrugën drejt qytetit të Korçës.
Partizani fitoi 1-0 kundër Skënderbeut në gjysmëfinalen e “Final 4” dhe është finalisti i parë për në finalen e 26 majit.

Një herë për Berishën tani për veten, "8 Janari" i dytë i Ramës!
nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128